1 Prill 2025, 19:42
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në takimin me drejtuesit e qarqeve dhe krerët e degëve se socialistët e shohin kryeministrin Edi Rama si njeriun më të pabesë.
Berisha theksoi se, në Tiranë grupi armiqësor i listës së PS është "grupi Xhafaj". Por sipas kryedemokratit, e njëjta situatë për PS-në, është në të gjitha qarqet.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se fitorja buron nga ndërgjegjësimi i qytetarëve. Ndërkohë shtoi se aftësia e kandidatëve për të ndërgjegjësuar qytetarët për programin që paraqesin para shqiptarëve është vendimtare.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Nga Gjirokastra në Tropojë, socialistët, Edi Ramën e njohin si njeriun më të pabesë, që i hedh një nga një bashkëpunëtorët e tij dhe kjo është e vërtetë. Erion Veliaj e meritonte, ua them unë 100 përqind atë, nuk ka asnjë diskutim. E meritonte plotësisht, por të implikohet e gjithë kupola e partisë pasi ai ishte burgosur dhe arrestuar, të politizojë në këtë shkallë një akt të tillë, kjo është dëshmi, është tipar i ekstremit të majtë, i forcave politike të ekstremit të majtë ose i mafiozëve.
Tani u arrestua, ishte në gjykim, ky merrej me statuset e tij. Absolutisht po. Ky i çonte Ulsiun, organizonin truk pas truku vetëm e vetëm se si ta shpërbënin totalisht në mënyrë që të mos denonconte. Por natyrisht socialistët këto i kanë kuptuar që ai listën që ka në Tiranë, i ka armiq. Grupi Xhafaj është grupi armiqësor. Po, haptas. Është grupi armiqësor. Se këta në këto koncepte ecin. Po kjo situatë është kudo, në të gjitha qarqet. Në garë është bota e krimit.
Ndaj dhe misioni ynë bëhet çdo ditë e më i rëndësishëm. Secili nga ne duhet ta ketë të qartë se fitorja buron nga ndërgjegjësimi i qytetarëve. Aftësia jonë për të ndërgjegjësuar qytetarët për programin që paraqesim para shqiptarëve është vendimtare. Dhe unë u them juve që ky është programi më i mirë që është hartuar ndonjëherë për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Fitorja kalon në fuqinë tonë organizative. Fuqinë organizative të fushatës, fuqinë organizative të ditës së votimit, të qendrës së votimit.
sali berisha
Politike
1 Prill 2025, 19:35
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e politikës n...
Politike
1 Prill 2025, 19:24
rll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në selinë blu me drejtuesit politik t...
Politike
1 Prill 2025, 19:12
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me banorët e degës nr. 9 në Tiran...
Politike
1 Prill 2025, 19:11
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot para banorëve të njësisë numër 9 në kryeqytet se ...
Politike
1 Prill 2025, 19:01
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese në zgjedhjet e rregullta parlamentare...
Politike
1 Prill 2025, 18:43
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka ngritur një zyrë të posaçme për të kontrolluar partit&e...
Politike
1 Prill 2025, 18:42
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se me ardhjen e tyre në qeveri nuk do të ketë rroga nën 50...
Politike
1 Prill 2025, 18:37
Gjergj Erebara
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjed...
Politike
1 Prill 2025, 18:16
r.ll
kellici, berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur sot se një pjesë e mirë e të ardhurave që v...
Politike
1 Prill 2025, 18:15
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me banorët e njësisë numër 9 në kryeqy...