1 Prill 2025, 19:35
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e politikës në qarqe dhe kryetarët e degëve u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e PD-së. Ai u shpreh se fushata elektorale ka ngjallur një frymë optimizmi tek qytetarët.
Sipas tij Rama kopjoi programin e PD, duke dëshmuar indirekt se ky është projekt i realizueshëm. Ai tha se shqiptarët do të japin përgjigje më 11 maj duke votuar origjinalin, jo mashtrimin, jo kopjen dhe jo falsifikimin.
"Fushata elektorale ka ngjallur një frymë optimizmi tek qytetarët. Programi i PD ka gjetur një mirëkuptim të gjerë dhe vlerësim real nga qytetarët. Por tani ne këtë program, këtë projekt duhet ta çojmë në çdo derë, në çdo biznes, në çdo fermë, jo më me ekrane, por direkt vetë.
Siç e shihni, pala tjetër nga mëngjesi gjer në darkë merret me mashtrime, me gënjeshtra dhe shpifje. Pas 2 muajsh shëtitje në park zoologjik, Edi Rama kuptoi që po rrokullisej me shpejtësi sepse qytetarët u ngopën, u neveritën me monologet e tij në mëngjes dhe me zhabat, hardhucat, zhapinjtë që u servirte ai në këto monologe çdo mëngjes.
Dhe në një suicid elektoral politik, mendoi të gjejë strehë të programi elektoral i PD, duke faktuar me këtë se ai ishte pa asnjë program vetë, së pari. Së dyti, duke hedhur poshtë ato që kishte deklaruar 3 ose 4 muaj më parë, se elementë të këtij programi janë humnerë dhe katastrofë. Së treti, indirekt dëshmoi se ky program qenka i realizueshëm. Natyrisht nuk ka shqiptar që nuk i shtron atij pyetjen: po na thuaj pak, 12 vite ku ishe? Kush të pengoi 12 vite të jetësoje elementë parësorë të paketës së dhembshurisë? Kush e pengoi? Askush përveç vetja e tij, hajnia e tij, vjedhja e tij.
Kështu që shqiptarët, kësaj pyetje do i japin një përgjigje më 11 maj, përgjigja do votojnë origjinalin, jo mashtrimin, jo kopjen, jo falsifikimin. I ashtuquajturi program që paraqiti dje ishte fund e krye një piramidë mashtrimesh. Në ç’kuptim? Se ai është i paktë edhe nga ana e nocioneve, është i reduktuar sa vizatimet që bën. Kur i leverdiste merrte GDP-në nominale, kur nuk i leverdiste, merrte GDP-në reale. Pra, bënte një sallatë shifrash që një gjimnazist nuk e bën për ta paraqitur krejtësisht të pabesueshëm çdo gjë që tha.
U bë një diskutim sepse ky kontrollon plotësisht mediat, është i papërmbajtur në kontrollin e medieve, dhe arriti ose u përpoq të fshehë kredencialet delinkuente të vetat dhe të kandidatëve të tij me kandidatët e PD-së, të cilët janë njerëz të lirë, të cilët garojnë si qytetarë të lirë. Në një kohë kur ekipi i tij është ekipi i mëkatarëve të mëdhenj, që ka vjedhur me ta dhe që një pjesë e mirë e tyre u dha një mburojë në lista të mbyllura për t’i hedhur fill sapo të kryejë punë," tha ai.
sali berisha
Politike
1 Prill 2025, 19:24
rll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në selinë blu me drejtuesit politik t...
Politike
1 Prill 2025, 19:12
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me banorët e degës nr. 9 në Tiran...
Politike
1 Prill 2025, 19:11
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot para banorëve të njësisë numër 9 në kryeqytet se ...
Politike
1 Prill 2025, 19:01
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese në zgjedhjet e rregullta parlamentare...
Politike
1 Prill 2025, 18:43
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka ngritur një zyrë të posaçme për të kontrolluar partit&e...
Politike
1 Prill 2025, 18:42
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se me ardhjen e tyre në qeveri nuk do të ketë rroga nën 50...
Politike
1 Prill 2025, 18:37
Gjergj Erebara
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjed...
Politike
1 Prill 2025, 18:16
r.ll
kellici, berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur sot se një pjesë e mirë e të ardhurave që v...
Politike
1 Prill 2025, 18:15
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me banorët e njësisë numër 9 në kryeqy...
Politike
1 Prill 2025, 18:02
N.F
KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës ...