"Bonuse për familjet me fëmijë", Berisha: 70 euro fëmija i parë, 60 euro i dyti, fëmija i tretë do rritet nga shteti
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se me ardhjen e tyre në qeveri nuk do të ketë rroga nën 50...
Ata do të kontrollojnë postimet online për të parë nëse do të ketë shkelje të rregullave të Kodit Zgjedhor, përfshirë zhvillimin e aktiviteteve që KQZ i ka ndaluar.
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka ngritur një zyrë të posaçme për të kontrolluar partitë dhe kandidatët për deputet gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Mësohet se fokus i kësaj zyre do të jetë fushata online.
Bëhet me dije se zyra do të ketë 4 punonjës, ku njëri do të kontrollojë raportet e monitorimit të përditshëm në kohë reale dhe 3 të tjerë, do të fokusohen tek fushata digjitale. Ata do të kontrollojnë postimet online për të parë nëse do të ketë shkelje të rregullave të Kodit Zgjedhor, përfshirë zhvillimin e aktiviteteve që KQZ i ka ndaluar.
"Objekti i këtij vendimi përcakton: monitorimin e fushatës zgjedhore online; periudhën e monitorimit të fushatës; detyrat dhe përgjegjësitë e Strukturës së Posaçme; mënyrën e verifikimit. Periudha e monitorimit të Strukturës së Posaçme fillon jo më parë se 30 (tridhjetë) ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon jo me vonë se 60 (gjashtëdhjetë) ditë nga data e zgjedhjeve," thuhet në dokumentin e KQZ.
Hetuesit e KQZ do të mbajnë shënim shpenzimet në rrjetet sociale, ku partitë apo kandidatët paguajnë për më shumë shikueshmëri. Ata do të grumbullojnë informacion edhe kur reklamat politike nuk kryhen drejtpërdrejt nga partitë, por edhe nga palë të treta, të cilët i shmangen ligjit.
Do të kontrollohet nëse administrata përdor vendet e punës për video në favor të kandidatëve ose nëse partitë a kandidatët përdorin burimet shtetërore. Po ashtu, do të monitorohen edhe profilet e politikanëve në rrjetet sociale, nëse funksionarët deklarohen psh, si ministra, e nga ana tjetër postojnë mesazhe elektorale.
Raportet e përditshme dhe informacionet në kohë reale, kjo strukturë e posaçme, do t’ia kalojë personave të kontaktit nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme, të cilët ditët e ardhshme do të vendosen në një zyrë të përbashkët në KQZ.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Strukturës së Posaçme:
-Mbikëqyrja e shpenzimeve financiare të evidentuara nga vetë platforma sociale si dhe monitorimin e veprimtarive të ndaluara.
Në lidhje me mbikëqyrjen e financimit të fushatës zgjedhore do të monitorohen: Aktivitetet e zhvilluara nga subjektet zgjedhore në rrjetet sociale;
-Reklamat politike në rrjetet sociale të subjekteve zgjedhore, kandidatëve si dhe; Identifikimi i palëve të treta në rastet kur është e mundur.
Në lidhje me veprimtaritë e ndaluara gjatë fushatës zgjedhore, do të monitorohen:
- Regjistrimi i videove, spoteve apo pamjeve në vendin e punës për qëllime zgjedhore për mbështetjen e një kandidati nga ana e një funksionari publik;
-Përdorimi i institucioneve publike për qëllime zgjedhore;
- Keqpërdorimi i profileve zyrtare të institucioneve publike në rrjetet sociale.
-Do të identifikohet narrativa në lidhje me fakte të pavërteta ndaj procesit zgjedhor në mënyrë që të orientohen fushatat informuese dhe edukuese të KQZ-së.
Periudha e monitorimit
-Periudha e monitorimit të Strukturës së Posaçme fillon jo më parë se 30 (tridhjetë) ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon jo me vonë se 60 (gjashtëdhjetë) ditë nga data e zgjedhjeve.
-Personat e caktuar do t'i nënshtrohen trajnimit nga Drejtoria e Subjekteve Zgjedhore dhe Mbikëqyrjes, Financimit dhe Monitorimit të Fushatës pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve para fillimit të periudhës së monitorimit.
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se me ardhjen e tyre në qeveri nuk do të ketë rroga nën 50...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjed...
kellici, berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur sot se një pjesë e mirë e të ardhurave që v...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me banorët e njësisë numër 9 në kryeqy...
KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në një takim me banorët e njësis&e...
Foto ilustruese LEZHË- Në fillim të javës së ardhshme pritet që në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhë...
adriatik lapaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pasi drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adr...
foto ilustruese HAGË- Në seancën e 1 prillit në Hagë u mbyll faza e prezantimit të dëshmitarëve të ftuar nga Z...
agron shehaj, adriatik lapaj TIRANË- Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka paditur për shpifj...