Politike

Berisha: Taksat dhe djersën e shqiptarëve do i kthejmë në pensione dhe rroga të larta

Ai theksoi se Karta e Konsumatorit është një dokument, i cili duke dorëzuar faturat e blerjeve të ushqimeve, qytetarët do të mund të marrin mbrapsht 20% të vlerës që kanë paguar.

1 Prill 2025, 18:16 Nga r.ll
Berisha: Taksat dhe djersën e shqiptarëve do i kthejmë në
kellici, berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur sot se një pjesë e mirë e të ardhurave që vijnë nga taksat dhe djersa do tu shpërndahen qytetarëve.

Berisha tha se këto të ardhura do të kthehen në pensione, në rroga dhe në kartën e Konsumatorit. Ai theksoi se Karta e Konsumatorit është një dokument, i cili duke dorëzuar faturat e blerjeve të ushqimeve, qytetarët do të mund të marrin mbrapsht 20% të vlerës që kanë paguar.

"Këto të ardhura që mbledhim, ne do t’i shpërndajmë me drejtësi, do t’i shpërndajmë krejt ndryshe. Me këto të ardhura që mbledhim, që janë të gjitha të qytetarëve. Se një gjë ta dini, qeveria nuk prodhon një qindarkë. Jo!

Të gjitha vijnë nga taksat dhe djersa. Ne këto, do i shpërndajmë duke ua kthyer një pjesë të mirë juve. Duke i kthyer në pensione, duke i kthyer në rroga, duke i kthyer në kartën e Konsumatorit. Çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë se çdo pensionist, përveç përveç pensionit që do rritet, nuk do ketë pension nën 200 euro dhe pensioni do rritet me 20% tek të tjerat, do kenë edhe kartën e Konsumatorit. Çfarë është Karta e Konsumatorit?

Është një dokument, i cili ju, të merrni duke dorëzuar faturat e blerjeve të ushqimeve, të merrni 20% mbrapsht të atyre që keni paguar, të merrni tvsh-në. Pra, ta merrni më lirë se të tjerët ushqimin, dhe e meritoni plotësisht.", tha Berisha.

sali berisha karta e konsumatorit

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2025, 18:02 N.F

NATO përforcon praninë në Kosovë

KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës ...