Politike

"Bonuse për familjet me fëmijë", Berisha: 70 euro fëmija i parë, 60 euro i dyti, fëmija i tretë do rritet nga shteti

Fëmija i tretë, sipas tij do rritet tërësisht nga shteti, nga lindja gjer në moshën 23 vjeçare.

1 Prill 2025, 18:42 Nga r.ll

 

 

"Bonuse për familjet me fëmijë", Berisha: 70 euro
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se me ardhjen e tyre në qeveri nuk do të ketë rroga nën 500 euro. Berisha u shpreh gjithashtu se familjet me fëmije, do kenë bonuse për fëmijët.   

Ai shpjegoi se për fëmijën e parë ketë bonus 70 euro, për fëmijën e dytë 60 euro. Ndërkohë fëmija i tretë, sipas tij do rritet tërësisht nga shteti, nga lindja gjer në moshën 23 vjeçare.

"Rroga minimale. Unë isha sot në fasoneri, të cilat jetojnë kohën më të vështirë të ekzistencës së tyre, të cilat mbyllen njëra pas tjetrës në mënyrën më të dhimbshme. Sepse çdo mbyllje është qindra e qindra punonjës pa punë. Ata po e pësojnë këtë nga euro.

Çfarë ndodh? Vijnë eurot me kontejnerë, leku hipën në qiell, në një kohë kur euro rrëzohet përtokë. Mirëpo, ata tregëtojnë me euro dhe kjo rënie e tmerrshme e kursit të euros, gjer në 38%, është e tëra rrëzim i çdo fitimi për ta. Ne do të ndërhyjmë fuqishëm. Do ta bëjmë për të kompensuar çdo lëvizje të kursit. Do ta bëjmë për të mbrojtur rrogat e njerëzve, për të mbrojtur punën e qytetarëve. Pa asnjë hezitim. Por do ta bëjmë gjithashtu për të garantuar që rrogën nën 500 euro nuk do të ketë.

Asnjë shqiptar nuk do mund të marrë nën 500 euro. Unë e di, se për sipërmarrësin, kjo është barrë. Por, garantoj çdo sipërmarrës se kjo barrë do t’i kompensohet atij me ulje taksash dhe me çdo mjet tjetër, në mënyrë që ai të mos pësojë asnjë ulje nga rritja e rrogës minimale nën 500 euro. Po, plotësisht. Familjet me fëmije, do kenë bonuse për fëmijët. Për fëmijë e parë 70 euro, për fëmijën e dytë 60 euro, fëmija i tretë do rritet tërësisht nga shteti, nga lindja gjer në moshën 23 vjeçare. Politikë jetike për ne, për të mbijetuar si komb.", u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2025, 18:02 N.F

NATO përforcon praninë në Kosovë

KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës ...