Aktualitet

Rrëzohet nga shtylla elektriçisti në Kuçovë, 58-vjeçari dërgohet në spital

Ngjarja mësohet se nga ndodhur rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë.

1 Prill 2025, 16:29 Nga N.F
Rrëzohet nga shtylla elektriçisti në Kuçovë,
Foto ilustruese

KUÇOVË- Një elektriçist raportohet se është rrëzuar aksidentalish nga një shtyllë teksa po punonte. Ngjarja mësohet se nga ndodhur rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë.

58-vjeçari është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë/Informacion paraprak/ Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

rrezohet elektricisti ne kucove

Sondazh

Poll