Aktualitet

Nervozizmi e "tradhëtoi", arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali, pas kontrolleve në banesë iu gjetën doza kokainë

Kërkimet u shtrinë në shtëpinë e 25-vjeçarit, ku u sekuestruan edhe 30 gramë të tjera kokainë, e ndarë në dyzet doza të parapaketuara, një peshore precize, material për paketimin e lëndës dhe shumën e parave prej 6000 euro, që dyshohet se janë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm, informon media italiane.

1 Prill 2025, 15:58 Nga N.F
Nervozizmi e "tradhëtoi", arrestohet 25-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. I riu i arrestuar akuzohet për posedim me qëllim shitjen e lëndëve narkotike. Efektivët pikasën një mjet të dyshimtë, shoferi i së cilës tregoi nervozizëm që në fazat e para të kontrollit rutinë. Të dyshimtë për qëndrimin, ata kontrolluan makinën dhe gjetën të fshehura brenda një ndarjeje në mbështetësen e kokës të sediles, tre pako me 11 doza pluhur të bardhë, që rezultoi se ishte kokainë.

Kërkimet u shtrinë në shtëpinë e 25-vjeçarit, ku u sekuestruan edhe 30 gramë të tjera kokainë, e ndarë në dyzet doza të parapaketuara, një peshore precize, material për paketimin e lëndës dhe shumën e parave prej 6000 euro, që dyshohet se janë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm, informon media italiane. Gjithashtu u gjet një fletore e shkruar me dorë që përmbante emra dhe shënime, në lidhje me shitjet e supozuara të lëndëve narkotike që kishin ndodhur ditët e mëparshme.

policia italiane

Sondazh

Poll