Aktualitet

Banorët e Hotit të Ri në protestë: Nëse deri më 11 maj s’rikonstruktohet rruga, bojkotojmë zgjedhjet

Banorët kanë shprehur shqetësimin se prej kohësh mbetet mungesa e ndriçimit rrugor.

1 Prill 2025, 14:42 Nga I.A
Banorët e Hotit të Ri në protestë: Nëse deri më 11
Protesta

SHKODËR- Banorët e lagjes 'Besëlidhja' në Hot të Ri në Shkodër ditën e sotme kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm, amortizimin e rrugës dhe për problemet me energjine elektrike. Banorët kanë shprehur shqetësimin se prej kohësh mbetet mungesa e ndriçimit rrugor.

Gjatë protestës, ata tregojnë se rruga e amotizuar nuk është investuar prej 30 vitesh. Sipas tyre, nëse rruga nuk rikonstruktohet deri më 11 maj, atëherë ata do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

"Ne kemi 3 probleme. Puna e parë është uji i pijshëm. Është bërë një investim që në 2008. Deri më tani nuk ka asnjë pikë uji. Fshatarët kanë hapur pusa. Puna e dytë është energjia elektrike. Deri tek kryqëzimi i rrugës është punuar mirë, por deri në fund të rrugës është skandaloze. Kemi blerë shtylla private dhe janë edhe 1000 tela sepse janë rrezik për fëmijët e shkollës. Të gjithë e paguajmë energjinë elektrike. Kryesore mbetet rruga. Është skandaloze. Kërkojmë një asfalt. Këta banorë dhe unë nuk jemi për angazhime provizore, ne do marrim masa në qendra votimi. Nëse nuk ka zgjidhje nuk i drejtohemi kutive të votimit," tha një banor.

proteste

Sondazh

Poll