Aktualitet

Akuza për shpërdorim detyre, GJKKO shtyn vendimin për kalimin ose jo për gjykim të kryebashkiakut të Tropojës

Bëhet me dije se mbrojtja e tij i ka konsideruar hetimet e paplota.

1 Prill 2025, 14:06 Nga M.B
Akuza për shpërdorim detyre, GJKKO shtyn vendimin për kalimin ose
Rexhë Byberi

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë vendimin për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi për kalimin ose jo në gjykim. Bëhet me dije se mbrojtja e tij i ka konsideruar hetimet e paplota. Ndërkohë në seancën e ardhshme, togat e zeza do të vendosin nëse e kalojnë dosjen për gjykim, pushimin e çështjes ose kthimin pas për plotësim aktesh.

Byberi i cili ndodhet nën masën "arrest në shtëpi" dhe zëvendësi i tij Abedin Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre me dëm financiar mbi 277 milion lekë, ku për ndërtimin e dy rrugëve, SPAK thotë se rrafshuan pyjet pa u konsultuar me institucionet e tjera të mjedisit.

Sipas hetimeve, ata nuk kanë zbatuar procedurat e kërkuara nga ligji, që parashikojnë aplikimin në sistemin elektronik e-Leje pranë bashkisë, verifikimin e dokumentacionit dhe konsultimin me institucionet përkatëse të mjedisit për të vlerësuar ndikimin e këtyre punimeve.

 

rexhë byberi

Sondazh

Poll