Politike

"Pjesa më e madhe teorizojnë!" Rama ironizon opozitën: Dëgjoj që ata thonë se dhe nëse PD fiton hyjmë në BE! Qesharake

Ai vijoi të thoshte se sa i përket zgjedhjeve dhe rezultateve, pjesa më e madhe teorizojnë.

1 Prill 2025, 08:45 Nga M.B
"Pjesa më e madhe teorizojnë!" Rama ironizon opozitën:
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar dhe sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy". Rama tha se dëgjon në mbrëmje ata që thonë se dhe nëse PD fiton hyjmë në BE. Sipas tij kjo është qesharake. Ai vijoi të thoshte se sa i përket zgjedhjeve dhe rezultateve, pjesa më e madhe teorizojnë.

"Tani ka disa që teoriozojnë dhe i marr çdo mëngjes nga stafi im, disa shënime që teorizohet mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike. Ka disa që teorizojnë që kjo është kot se të gjitha raste BE nuk do ta marrë Shqipërinë. Edhe tjetra nëse do na marrë, do na marrë  edhe nëse i humbim zgjedhjet.

Janë ca njerëz që u ka ecur mbarë në fakt dhe kanë marrë të gjitha çfarë kanë dashur sepse s'mund të bëj asnjë insinuatë të kësaj natyre. Pjesa më e madhe teorizojnë dhe nuk deklarojnë atë që marrin plotësisht, kjo është qesharake", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll