Politike

Ku është drejtuesi i fushatës elektorale Chris LaCivita? Berisha: Jam në kontakt të vazhdueshëm, është njohur dhe me programin

Berisha tha se LaCivita do të kthehet së shpejti në Tiranë.

31 Mars 2025, 22:37 Nga r.ll
Ku është drejtuesi i fushatës elektorale Chris LaCivita? Berisha:
lacivita, berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me mungesën në Tiranë të drejtuesit amerikan të fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita. I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, Berisha tha se ai është në kontakt të vazhdueshëm me të, ndërsa shtoi se LaCivita do të kthehet së shpejti në Tiranë.

“Unë kam një korrespondencë të madhe me email dhe telefon me Chris LaCivita. Ai do të vijë dhe do të jetë i pranishëm kur të fillojë fushata. Kur të vijë, do ta shihni, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë, jo me dorë,”, tha Berisha.

Kryedemokrati tha se Chris LaCivita është njohur me programin e PD, e ka pëlqyer dhe ka dhënë një mbështetje të plotë për të.

“Chris LaCivita është njohur me programin e PD dhe e ka mbështetur plotësisht atë,” – deklaroi Berisha. Në programin e fushatës sonë kanë kontribuar në mënyrë thelbësore The Heritage Foundation dhe Adenauer-Stiftung. Këto dy fondacione e kanë mbështetur fuqishëm programin tonë. Programi është njohur edhe nga Chris LaCivita, strategu i fushatës së presidentit Trump, dhe kemi marrë miratimet dhe mbështetje të plotë prej tyre. Është një program i sanksionuar me mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe i ka pëlqyer shumë LaCivitas”, tha Berisha.

Chris LaCivita ka shërbyer si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump për vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë. Ai është zgjedhur nga PD për të drejtuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025.

chris lacivita sali berisha

Sondazh

Poll