Politike

Gafa e ministres së Bujqësisë: Të gjithë fermerët duhet të shkojnë të blejnë pesticidet vetëm në farmacitë veterinare

Ndërkohë që pesticidet blihen në farmacitë bujqësore, ndërsa në farmacitë veterinare blihen medikamente veterinare.

31 Mars 2025, 23:08 Nga r.ll

Gafa e ministres së Bujqësisë: Të gjithë fermerët

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me skandalin e mishit të pulës me salmonelë dhe mandarinat me pesticide.

Gjatë fjalës së saj, ministrja ka bërë një gafë, ku tha se fermerët duhet të drejtohen në farmacitë veterinare për blerjen e pesticideve. Ndërkohë që pesticidet në të vërtetë blihen në farmacitë bujqësore, ndërsa në farmacitë veterinare blihen medikamente veterinare.

"Më vjen shumë keq që 4, 5 apo 6 fermerë me 4 ngarkesa që janë kapur në Kroaci, por kanë guxuar të përdorin pesticide të ndaluar. Kur të gjithë fermerët duhet të shkojnë të blejnë pesticidetvetëm në farmacitë veterinare sepse ligji  jonë është totalisht i njëhsuar më ligjin e BE.", u shpreh Denaj.

anila denaj

Sondazh

Poll