Politike

"O Zot o Zot..."/ PD e akuzoi se i kopjoi programin, Rama ironizion opozitën: Gjëja më qesharake, a thua se bëhet fjalë për kodin e Da Vinçit

Rama me ironi tha se që është gjëja më qesharake në botë. 

1 Prill 2025, 08:39 Nga E. D
"O Zot o Zot..."/ PD e akuzoi se i kopjoi programin, Rama ironizion
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" iu është përgjigjur akuzave të PD se u vodhi programin elektoral të prezantuar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Rama me ironi tha se që është gjëja më qesharake në botë. 

“Qajnë hallin se edhe u kopjua programi, është gjëja më qesharake në botë a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod kasaforte, kodi i Da Vinçit, u kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll