31 Mars 2025, 20:05
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vdekjen e ushtarëve amerikanë teksa po kryenin stërvitje ushtarake në Lituani. Në një postim në "X", Rama shkruan se ky lajm tragjik, është një kujtesë e dhimbshme për rreziqet që përballen ushtarët që shërbejnë. Ai shprehet se Shqipëria është SHBA-ve dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm.
“Lajme tragjike nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes ushtarake të fundit është një kujtesë e dhimbshme për rreziqet që përballen ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria është pranë Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm.”, shprehet Rama.
Tre nga katër ushtarët amerikanë që u zhdukën në Lituani kur automjeti i tyre ra dhe u fundos në një moçal u gjetën të vdekur menjëherë pasi shpëtimtarët arritën të nxirrnin automjetin e tyre në sipërfaqe. Ndërkohë një prej tyre vijon ende të jetë i zhdukur.
Katër amerikanët, të cilët kishin qenë në Lituani për dy muajt e fundit po merrnin pjesë në stërvitje ushtarake në një terren trajnimi në Pambrante, një qytet afër kufirit me Bjellorusinë. Më herët ministri lituanez i Mbrojtjes bëri të ditur se mjeti i blinduar me të cilin po udhëtonin ndodhej në një zonë kënetore dhe u gjet.
Autoritetet lituaneze u njoftuan më 25 mars për zhdukjen e ushtarëve amerikanë. Që atëherë, një operacion i madh shpëtimi lituano-amerikan ka qenë duke u zhvilluar, duke përfshirë qindra njerëz dhe pajisje të rënda. Me kërkesën e Vilniusit, Polonia dërgoi një njësi prej 150 ushtarësh dhe specialistësh.
Makina e blinduar e zbulimit M88 Hercules e përdorur nga katër ushtarët u gjet të mërkurën, më 27 mars. Sipas ushtrisë amerikane, ajo u gjet në një thellësi prej rreth 4.5 metra nën një shtresë uji dhe balte, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë nxjerrjen e saj.
edi rama
Politike
31 Mars 2025, 19:49
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Partia Demokratike ka shpalosur sot programin 2025-2029 për sektorin e "Mjedisit, Pyjeve dhe Kullota...
Politike
31 Mars 2025, 19:36
r.ll
pamje nga shpalosja e programit
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se qeverisja e PD-së do të vendosë stand...
Politike
31 Mars 2025, 19:22
r.ll
sali berisha
TIRANË- Partia Demokratike ka shpalosur sot programin 2025-2029 për sektorin e "Mjedisit, Pyjeve dhe Kullotave". Ky program &e...
Politike
31 Mars 2025, 19:13
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë, Ilir Meta shprehet se programi ekonomik "Made in Albania" i Shqipërisë Madhështore ka si q...
Politike
31 Mars 2025, 18:26
r.ll
meloni
LONDËR- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbajtur fjalën e saj përmes një lidhje me video në Samitin e Siguris&eum...
Politike
31 Mars 2025, 18:34
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që janë më pro Bashkimit Europia...
Politike
31 Mars 2025, 18:04
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar viktimat e masakrave të kryera nga forcat serbe më 31 mars 1999 n&...
Politike
31 Mars 2025, 16:49
r.ll
qendrat
BRUKSELI - Plani i ri i kryeministres italiane, Giorgia Meloni për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër ësht&...
Politike
31 Mars 2025, 15:54
N.F
Avni Spahiu
KOSOVË- Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu ka kritikuar mungesën e një...
Politike
31 Mars 2025, 13:43
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp këtë të hënë ka ndarë...