31 Mars 2025, 20:27
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se qeveria e Partisë Demokratike do të jetë qeveria më miqësore ndaj mjedisit dhe të gjithë faktorëve që përbëjnë kompleksin e tij.
Berisha se do të miratohen ligje dhe do të kryhen investime për të shënuar një kthesë rrënjësore në ruajtjen, zhvillimin e mjedisit, e zonave të mbrojtura, e pasurive të tyre të pafundme.
Ai tha se do të ngrihet një infrastrukturë efiçente me të gjitha institucionet dhe institutet e domosdoshme për t’i rikthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve një mjedis të shëndetshëm natyror.
"Ju falënderoj për ndërhyrjet që bëtë. Paraqitet një program, për të cilin Shqipëria ka nevojë jetike, pa të cilin Shqipëria çdo ditë e më shumë bëhet një vend i pajetueshëm, çdo ditë e më shumë bëhet një vend i pashëndetshëm. Dua t’u garantoj se qeveria e ardhshme në një aspekt do jetë qeveria më miqësore ndaj mjedisit dhe të gjithë faktorëve që përbëjnë kompleksin e tij. Portofoli i këtyre fushave do të jetë një ndër më të rëndësishmit.
Ju siguroj se nuk do lëmë ligj pa miratuar, kriter pa zbatuar, investim pa bërë, që të shënojmë një kthesë rrënjësore në ruajtjen, zhvillimin e mjedisit, e zonave të mbrojtura, e pasurive të tyre të pafundme. Mbrojtjen nga ndotjet të ajrit, të tokës, të ujërave. Për ne, janë dhe do mbeten përparësi të mëdha. Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët në përputhje me standardet më të mira, të përfitojnë maksimalisht nga pasuritë e pafundme të pyjeve, kodrave, maleve, kullotave të këtij vendi.
Të bimëve aromatike, medicinale dhe bimëve të tjera. Do të ringremë një infrastrukturë efiçente me të gjitha institucionet dhe institutet e domosdoshme për të përmbushur këtë mision, për t’i rikthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve një mjedis të shëndetshëm, një mjedis të begatë natyror. Ju ftoj që çdo propozim që keni, t’ua dorëzoni zotërinjve drejtues të departamentit sipas fushave. Ky program do të publikohet pasi të pasurohet me vërejtjet, sugjerimet, propozimet tuaja. Ju falënderoj shumë për angazhimin tuaj.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
31 Mars 2025, 20:05
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vdekjen e ushtarëve amerikanë teksa po kryenin stërvitje ushtarake në ...
Politike
31 Mars 2025, 19:49
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Partia Demokratike ka shpalosur sot programin 2025-2029 për sektorin e "Mjedisit, Pyjeve dhe Kullota...
Politike
31 Mars 2025, 19:36
r.ll
pamje nga shpalosja e programit
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se qeverisja e PD-së do të vendosë stand...
Politike
31 Mars 2025, 19:22
r.ll
sali berisha
TIRANË- Partia Demokratike ka shpalosur sot programin 2025-2029 për sektorin e "Mjedisit, Pyjeve dhe Kullotave". Ky program &e...
Politike
31 Mars 2025, 19:13
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë, Ilir Meta shprehet se programi ekonomik "Made in Albania" i Shqipërisë Madhështore ka si q...
Politike
31 Mars 2025, 18:26
r.ll
meloni
LONDËR- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbajtur fjalën e saj përmes një lidhje me video në Samitin e Siguris&eum...
Politike
31 Mars 2025, 18:34
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që janë më pro Bashkimit Europia...
Politike
31 Mars 2025, 18:04
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar viktimat e masakrave të kryera nga forcat serbe më 31 mars 1999 n&...
Politike
31 Mars 2025, 16:49
r.ll
qendrat
BRUKSELI - Plani i ri i kryeministres italiane, Giorgia Meloni për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër ësht&...
Politike
31 Mars 2025, 15:54
N.F
Avni Spahiu
KOSOVË- Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu ka kritikuar mungesën e një...