Sport

Manchester United përcakton të ardhmen e Garnachos, i cakton çmimin argjentinasit…

“Djajtë e Kuq” janë të vendosur për shitjen e Garnachos, por vetëm nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove.

31 Mars 2025, 13:00 Nga DOSJA

Manchester United përcakton të ardhmen e Garnachos, i cakton

ANGLI - E ardhmja e argjentinasit, duket se tashmë është përcaktuar. Raportohet se Alejandro Garnacho do të largohet nga Manchester United pas pesë viteve qëndrim në Old Traford.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua klubit anglez në vitin 2020, fillimisht te akademia, ndërkohë që po kalon sezonin e tretë në ekipin e parë. Por ardhja e teknikut portugez Ruben Amorim ka bërë që gjasat e Garnachos për qëndrim në Old Traford të zbehen.

Amorim nuk e ka në plane anësorin argjentinas dhe i ka bërë të qartë që të gjej një skuadër të re. Manchester United është i vendosur për shitjen e Garnachos, por vetëm nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove.

Atletico Madrid mbetet favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij, pasi mes klubit spanjol dhe lojtarit ka një marrëveshje. Gjithsesi “Djajtë e Kuq” duan ofertën e duhur për ta lënë të lirë yllin e tyre dhe në verë presin që sërish Chelsea dhe Napoli të rikthehen në garë për argjentinasin.

20-vjeçari ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare deri më tani me fanelën e United në të gjitha garat, derisa ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll