Sport

Cristiano Ronaldo kërkon shkarkimin e trajnerit Pioli nga pankina e Al Nassr!

Stefano Pioli pritet të bëhet shumë shpejt trajneri i katërt që largohet nga drejtimi i klubit të Al Nasr, që kur Cristiano Ronaldo iu bashkua skuadrës saudite dhe ylli portugez është shkaku.

31 Mars 2025, 12:30 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo kërkon shkarkimin e trajnerit Pioli nga pankina e Al

ARABIA SAUDITE - Mediat italiane bëjnë të ditur se marrëdhënia e teknikut italian Stefano Pioli me yllin portugez Cristiano Ronaldo thuajse nuk ekziston më, si pasojë e rezultateve të Al Nassr.

Seria prej 2 fitoresh në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, ka lënë Al Nasr larg kreut dhe largimi i Piolit duket i pashmangshëm, ndonëse ish-trajneri i Milanit ishte afruar me shumë bujë nga sauditët. Pioli në fakt nuk mund të vazhdojë për shkak të situatave të krijuara në klub, ku çdo gjë është nën ndikimin e Cristiano Ronaldos.

Situata u përkeqësua dy javë më parë, kur Pioli vendosi të zëvendësonte Cristiano Ronaldon, i cili nuk ngurroi të përplasej verbalisht me trajnerin para se të ikte direkt në dhomat e zhveshjeve.

“SportItalia” raporton se kjo marrëdhënie inekzistente tashmë me lojtarin po e shtyn drejt largimit dhe kthimit në Itali, ku e pret krahëhapur Roma, e cila është mes atyre që interesohen për teknikun.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll