Sport

Loftus-Cheek i jep lamtumirën sezonit, Milani konfirmon operacionin…

Kuqezinjtë e Milanit konfirmojnë operacionin urgjent për heqjen e apendisidit, ndërsa shtohen pyetje se sa do të zgjasë trajtimi i tij.

31 Mars 2025, 12:00 Nga DOSJA

Loftus-Cheek i jep lamtumirën sezonit, Milani konfirmon operacionin…

ITALI – Mesfushori kuqezi Loftus-Cheek pritej të ishte titullar në ndeshjen e Serie A kundër Napolit në Stadio Diego Armando Maradona. Por, ai ndjeu dhimbje abdominale gjatë natës në hotelin e skuadrës në Napoli dhe u dërgua në spital për teste të mëtejshme, të cilat konfirmuan apendisit akut.

“AC Milan konfirmon se Ruben Loftus-Cheek iu nënshtrua sot një operacioni laparaskopik për heqjen e apendisidit për shkak të apendisidi akut me absces,” thuhet në deklaratën e klubit. “Operacioni, i cili u krye nga Profesori Francesco Corcione dhe ekipi i tij, shkoi sipas planit.”

Sipas MilanNews.it, ky lloj operacioni kërkon rreth një muaj kohë për t’u rikuperuar, ndërsa mund të duhen edhe dy muaj të tjerë që Loftus-Cheek të rikthehet në formë të plotë për të luajtur. Kjo nënkupton se sezoni i tij mund të ketë përfunduar, një sezon që ka qenë i goditur nga disa dëmtime, duke bërë që ai të luajë vetëm 21 ndeshje zyrtare.

Gjithashtu, ka pikëpyetje mbi kohën që iu desh stafit mjekësor të Milanit për të kuptuar se Loftus-Cheek kishte një apendisit të inflamuar rëndë, pasi trajtimi i shpejtë është jetik në raste të tilla. Formulimi i deklaratës mund të nënkuptojë se apendisiti ishte këputur tashmë, gjë që mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet menjëherë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll