Sport

Bayern Munich - Thomas Mullerr, divorci i dhimshëm pas 17 vitesh!

Kicker njofton, se vera e këtij vitu do të shënojë fundin e një epoke të sulmuesit te Bayern Munich…

31 Mars 2025, 11:30 Nga DOSJA
Bayern Munich - Thomas Mullerr, divorci i dhimshëm pas 17 vitesh!

GJERMANI - Thomas Müller, ikona e klubit dhe një nga figurat më të dashura të futbollit gjerman, nuk do të vazhdojë si lojtar në skuadrën bavareze.

Sipas burimeve, drejtori sportiv i klubit, Max Eberl, ia ka bërë të qartë se 35-vjeçari nuk është pjesë e planeve të ardhshme sportive. Edhe pse Bayerni është i hapur për të ofruar Müllerit një rol tjetër në klub, lojtari vetë dëshironte të vazhdonte karrierën si futbollist aktiv.

Müller ka luajtur 17 vjet në Bayern Munich si profesionist, duke u bërë simbol i klubit me 12 tituj Bundesliga, 2 Liga të Kampionëve dhe 22 trofe të tjera. Me kombëtaren gjermane ai ka shënuar 45 gola në 131 ndeshje, duke ndihmuar në fitoren e Kupës së Botës 2014.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll