Aktualitet

EMRI/ Plagosi bashkëshorten me thikë, identifikohet 55-vjeçari që kreu krimin

Gjithashtu përveç forcave policore në punën për kërkimin e autorit po përdoret edhe droni.

31 Mars 2025, 19:25 Nga E. D

 

EMRI/ Plagosi bashkëshorten me thikë, identifikohet 55-vjeçari
foto ilustruese

 

SARANDË- Adriatik Bodini është 55-vjeçari që goditi bashkëshorten e tij me thikë në Sarandë. Ndërkohë policia po vijon kërkimin për kapjen e tij. Për momentin është duke krehur gjithë zonën në lagjen nr.4. Gjithashtu përveç forcave policore në punën për kërkimin e autorit po përdoret edhe droni.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

adriatik bodini

Sondazh

Poll