Aktualitet

Rrëmbyen dhe dhunuan me shkop bejsbolli të miturin në Itali, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë, kishin dyshime se 17-vjeçari u kishte vjedhur drogë në makinë

Synimi i tyre ishte që në fakt të bënin të miturin të "rrëfente" se i kishte dëmtuar makinën dhe kishte vjedhur pak kokainë që mbahej brenda automjetit.

31 Mars 2025, 17:25 Nga N.F

 

Rrëmbyen dhe dhunuan me shkop bejsbolli të miturin në Itali,
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë të moshës 34 dhe 22 vjeç. Dy të rinjtë shqiptarë u prangosën pasi akuzohen për rrëmbim dhe plagosje të një të mituri 17-vjeçar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur vitin e kaluar.

Të arrestuarit mësohet se janë persona me precedentë penalë në fushën e drogës. Prokuroria e Milanos kishte ndjekur linjën e hetimeve të rastit, pas denoncimit të bërë nga i mituri për fakte të plagosjes personale dhe rrëmbimit, të ndodhura më 1 prill të vitit të kaluar.

Falë dëshmive të mbledhura, kqyrjes së kamerave dhe aktivitetet e përgjimit të telefonit, ishte e mundur të konstatohej që i mituri ishte ndaluar papritmas në një rrugë dytësore nga dy autorët. I mituri ishte goditur me shkop bejsbolli dhe kërcënuar deri me armë zjarri.

Synimi i tyre ishte që në fakt të bënin të miturin të "rrëfente" se i kishte dëmtuar makinën dhe kishte vjedhur pak kokainë që mbahej brenda automjetit. Karabinierët në momentin e ekzekutimit të masës së kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, kanë gjetur afërsisht 250 gramë kokainë dhe 5000 euro para të gatshme. Dy shqiptarët po mbahen të izoluar në paraburgimin e San Vittore në Milano, me urdhër të gjykatës.

itali droge

Sondazh

Poll