Aktualitet

E rëndë në Sarandë/ Burri plagos me thikë bashkëshorten, gruaja dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërkohë gruaja e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark.

31 Mars 2025, 18:49 Nga E. D
E rëndë në Sarandë/ Burri plagos me thikë
foto ilustruese

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në qytetin e Sarandës. Mësohet se një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërkohë gruaja e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark.

Gjithashtu e plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku po merr ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.

miranda budini

Sondazh

Poll