Bota

Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro kritikon vendimin ndaj Le Pen: Aktivizëm gjyqësor i krahut të majtë

Udhëheqësit e ekstremit të djathtë në Europë e quajnë një 'teprim gjyqësor'

31 Mars 2025, 19:24 Nga A.Ll
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro kritikon vendimin ndaj Le Pen:
Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro

FRANCË - Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka dënuar ashpër vendimin që ndalon lideren e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, të kandidojë për poste publike për pesë vjet, duke e cilësuar atë si një shembull të aktivizmit gjyqësor të krahut të majtë.

Le Pen u shpall fajtore për keqpërdorim të fondeve evropiane, vendim që mund ta pengojë të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027, nëse ai nuk anulohet në apel.

“Ky vendim është qartësisht aktivizim gjyqësor i krahut të majtë,” tha Bolsonaro në një intervistë për Reuters. “Aty ku e djathta është e pranishme, e majta dhe sistemi do të përpiqen të eliminojnë kundërshtarët e tyre. Kjo po ndodh jo vetëm në Francë, por po përhapet në të gjithë botën.”

Udhëheqësit e ekstremit të djathtë nga vende të ndryshme evropiane, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Holandën, e dënuan vendimin, duke e cilësuar atë si një “teprim gjyqësor” dhe një përpjekje për të dobësuar opozitën e djathtë në Europë.

Ndërkohë, në Brazil, Gjykata e Lartë ka vendosur njëzëri që Bolsonaro të përballet me gjyq për akuzat e tentativës për grusht shteti. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim të rëndë me burg, duke i shuar shpresat për një rikthim në pushtet. Bolsonaro i mohon akuzat dhe i cilëson ato si të motivuara politikisht.

marine le pen jair bolsonaro denimi france

Sondazh

Poll