Bota

Vendimi i gjykatës franceze për Marine Le Pen, Elon Musk: Kur e majta radikale nuk fiton dot me votën demokratike, abuzon me sistemin ligjor

Gjykata i ndaloi politikanes franceze të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.

31 Mars 2025, 17:58 Nga r.ll
Vendimi i gjykatës franceze për Marine Le Pen, Elon Musk: Kur e majta
marine le pen, elon musk

SHBA- Miliarderi Elon Musk, i cili është dhe pjesë e administratës Trump ka reaguar ashpër pasi Marine Le Pen u shpall fajtore për abuzime me fondet evropiane.

Në një postim në "X", Musk shkruan se kur e majta radikale nuk fiton dot përmes votës demokratike, abuzon me sistemin ligjor për të burgosur kundërshtarët e tyre.

“Kur e majta radikale nuk mund të fitojë përmes votës demokratike, ata abuzojnë me sistemin ligjor për të burgosur kundërshtarët e tyre”, tha Musk në llogarinë e tij në Platformën X.

Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar. Gjykata i ndaloi politikanes franceze të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.

Gjykata i njoftoi edhe dënimin me katër vjet burgim, dy prej të cilëve do të pezullohen. Dy të tjerët, ndërkaq, do t'i kalojë me etiketë elektronike dhe jo në paraburgim. Ajo, gjithashtu, u dënua me 100.000 euro gjobë. 

Le Pen, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera partiake, u akuzuan për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, që i paguante. Gjatë gjyqit vitin e kaluar, ajo mohoi se kishte kryer “parregullsinë më të vogël”. Për zgjedhjet e vitit 2027, ajo tha se do të ishin përpjekja e saj e katërt dhe e fundit për të marrë kryesimin e Presidencës franceze.

elon musk marine le pen

Sondazh

Poll