Politike

Berisha: Rama kopjoi programin e PD-së! Me këto rroga Shqipëria nuk pranohet në BE

Sipas Berishës me rrogat që ka aktualisht Shqipëria, është e pamundur që të integrohet në Bashkimin Europian. Berisha thotë ndër të tjera se nëse PD vjen në pushtet do të hyjë në fuqi rritja e rrogave tre muajt e parë të qeverisjes.

31 Mars 2025, 13:18 Nga B.Z
Berisha: Rama kopjoi programin e PD-së! Me këto rroga Shqipëria
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të hënë në një deklaratë për shtyp se kryeministri Edi Rama sipas tij ka kopjuar programin e PD-së. 

Sipas Berishës me rrogat që ka aktualisht Shqipëria, është e pamundur që të integrohet në Bashkimin Europian. Berisha thotë ndër të tjera se nëse PD vjen në pushtet do të hyjë në fuqi rritja e rrogave tre muajt e parë të qeverisjes.

Pjesë nga fjala e Berishës

Ky premtim hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
Ai kopjoi, por unë këtu ua kam thënë, Shqipëria me këto rroga nuk pranohet në BE.
Rrogat janë një kriter shumë qenësor, i pashpallur.
Dhe ky e frenoi rritjen e rrogave.
Ne me trendin e rritjes së rrogave po plotësonim këtë kriter, dhe miqtë e mi në Komision dhe jashtë, e kishin pëlqyer këtë.
Se kjo është një pengesë, sikur të mos kesh asgjë tjetër, po i panë rrogat kaq të ulëta, thonë le se do vijnë të gjithë tek ne.
Pra, hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
Pyeteni Ramën, a nuk the në tetor që ky është shkatërrimi, është fundi, është apokalipsi.
Jo, nuk del me gazetarët.

sali berisha integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll