Politike

"Propozimi ynë 3 euro për 1 mijë pulla fiskale vjen nga BE"/ Berisha: Mazhoranca i ka hapur dyert kontrabandës...

Berisha thotë se pullat fiskale të kompanisë zvicerane ishin të pajisura me teknologji smart, që parandalonin kontrabandën dhe mundësonin identifikimin e çdo shkeljeje përmes detektorëve.

31 Mars 2025, 13:12 Nga B.Z
"Propozimi ynë 3 euro për 1 mijë pulla fiskale vjen nga
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-së, ka komentuar edhe çështjen e pullave fiskale. Berisha shprehu shqetësimin e tij për ndryshimet e bëra në këtë sistem.

Berisha thotë se pullat fiskale të kompanisë zvicerane ishin të pajisura me teknologji smart, që parandalonin kontrabandën dhe mundësonin identifikimin e çdo shkeljeje përmes detektorëve.

Sipas Berishës, qeveria ka hapur dyert për kontrabandën duke i dhënë të drejtën për printimin e pullave një ndërmarrjeje të letrave me vlerë, duke hequr çdo garanci që ato ofronin për luftimin e këtij fenomeni.

Pjesë nga fjala e Berishës

Po e ndjek me interes.
Pullat fiskale të kompanisë zvicerane kanë qenë pulla smart dhe ato nuk lejonin me detektorë ato zbulonin çdo kontrabandë.
Kanë qenë pulla me kod, pulla smart.
Këta, për t’i hapur dyert në të katër anët e kontrabandës, e morën dhe ia dhanë printimin e tyre, ndërmarrjes së prodhimit të letrave me vlerë, duke hequr çdo garanci që kishin.
Po e ndjek këtë. Kam dijeni që po tentohet të rikthehet me një emër tjetër, por ne po e ndjekim, jemi në dijeni të këtyre zhvillimeve.
Sidoqoftë unë shpalla çmimet dhe çmimet nuk ndryshojnë.
Pse ato çmime? Ato janë çmime të BE. 3 euro për 1 mijë pulla janë çmime të BE, nuk i kemi shpikur.
Ne do zbatojmë çmimet e BE, ta dijë edhe ajo kompania që interesohet, ne do zbatojmë këto çmime.

sali berisha programi qeverises i pd-se pulla fiskale

Sondazh

Poll