Bota

"Pasuria e Zelensky-t!" Nga pronat te automjetet, publikohen fitimet e presidentit ukrainas dhe familjes së tij

Po thuajse gjysma e të ardhurave të presidentit vijnë nga shitja e bonove të qeverisë, ndërsa pjesa tjetër përfshin pagën e Zelenskyt, interesat bankare dhe të ardhurat nga dhënia me qira e pronave private.

31 Mars 2025, 11:35 Nga M.B
"Pasuria e Zelensky-t!" Nga pronat te automjetet, publikohen fitimet e
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Shërbimi prsidencial Volodymyr Zelensky-t ka deklaruar se familja e tij ka të ardhura prej rreth 337,000 euro vitin e kaluar. Po thuajse gjysma e të ardhurave të presidentit vijnë nga shitja e bonove të qeverisë, ndërsa pjesa tjetër përfshin pagën e Zelenskyt, interesat bankare dhe të ardhurat nga dhënia me qira e pronave private.

“Bilanci i parave të familjes së presidentit në fund të vitit 2024 mbetet kryesisht i njëjtë,” tha shërbimi i shtypit presidencial në një deklaratë.

Para se të merrte detyrat e tij presidenciale, Zelensky ishte një aktor, producent filmi dhe skenarist i famshëm. Vlerësimet e pasurisë totale të Zelensky ndryshojnë, me disa burime që thonë se është në miliona dollarë, por vlera e saktë neto e tij nuk dihet.

"Rritja e të ardhurave familjare të presidentit ukrainas në krahasim me vitin e kaluar ishte për shkak të rifillimit të pagesave të plota të qirave.... Nuk ka pasur ndryshime të tjera të rëndësishme në asetet, pasuritë e paluajtshme apo automjetet e familjes së Presidentit vitin e kaluar", shtohet në deklaratë.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll