Bota

Tërmeti në Mianmar/ Shkatërrohen 60 xhami, humbin jetën 700 besimtarë myslimanë

Qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit ka vendosur numrin e të vdekurve deri më tani në 17000.

31 Mars 2025, 09:23 Nga M.B
Tërmeti në Mianmar/ Shkatërrohen 60 xhami, humbin jetën 700
Foto nga vendi i ngjarjes

MIANMAR- Një organizatë myslimane e Mianmarit deklaron se më shumë se 700 besimtarë u vranë kur tërmeti me magnitudë 7.7 goditi vendin në kohën e namazit të së premtes gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit ka vendosur numrin e të vdekurve deri më tani në 17000.

Mediat e huaja shkruajnë se nuk është e qartë në këtë moment nëse 700 besimtarët, të raportuar të vdekur nga Rrjeti Mysliman i Revolucionit të Pranverës së Mianmarit, janë përfshirë në shifrat e qeverisë të dhëna nga zëdhënësi i qeverisë, gjeneralmajor Zaw Min Tun në televizionin shtetëror. Qeveria ka vlerësuar numrin e të plagosurve në 3,400 dhe tha se më shumë se 300 persona janë ende të zhdukur. 

mianmar

Sondazh

Poll