Bota

Fjalimi për Fitër Bajramin, Erdogan: Allahu e mallkoftë Izraelin sionist

Sipas mediave të huaja, Erdogan foli në Xhaminë e Madhe në Stamboll, së bashku me dijetarin islamik Ali Erbas, i cili mbajti një predikim fetar.

31 Mars 2025, 10:21 Nga M.B

 

Fjalimi për Fitër Bajramin, Erdogan: Allahu e mallkoftë Izraelin
Rexhep Tajip Erdogan

TURQIA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për shkatërrimin e Izraelit në lutjen e Fitër Bajramit të dielën. Sipas mediave të huaja, Erdogan foli në Xhaminë e Madhe në Stamboll, së bashku me dijetarin islamik Ali Erbas, i cili mbajti një predikim fetar. Gjatë fjalimit të tij, Erdogan deklaroi, se “ne të gjithë e dimë se çfarë po ndodh në Palestinë”, teksa kërkoi që Sionizmi dhe Izraeli të shkatërrohen.

Erdogan uroi gjithashtu “mëshirë për dëshmorët” dhe “shërim të shpejtë për veteranët”, duke iu referuar militantëve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik palestinez dhe civilëve të Gazës që u vranë dhe u plagosën që nga shpërthimi i Luftës Izrael-Hamas.

“Allahu e mallkoftë Izraelin sionist”, raportohet të ketë thënë ai.

turqia

Sondazh

Poll