Bota

"Kundër Shtetit Islamik!" SHBA nis sulmet ajrore në Somali

Operacioni i cili u krye në koordinim me AFRICOM dhe qeverinë federale të Somalisë, shënjestroi pozicionet e IS-it në juglindje të qytetit të Bosaso në rajonin gjysmë-autonom Puntland, sipas konferencës.

31 Mars 2025, 09:39 Nga M.B
"Kundër Shtetit Islamik!" SHBA nis sulmet ajrore në Somali
Foto ilustruese

SOMALI- Komanda Amerikane e Afrikës ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara nisën sulme ajrore kundër organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik (IS) në Somalinë veriore të shtunën. Operacioni i cili u krye në koordinim me AFRICOM dhe qeverinë federale të Somalisë, shënjestroi pozicionet e IS-it në juglindje të qytetit të Bosaso në rajonin gjysmë-autonom Puntland, sipas konferencës.

Raportet fillestare tregojnë se shumë luftëtarë të ISIS në Somali janë vrarë dhe asnjë civil nuk është plagosur. Ky është operacioni i dytë ushtarak i AFRICOM kundër xhihadistëve në Somali brenda 48 orëve. Autoritetet e shtetit Puntland, të cilat mbështeten në disa operacione nga forcat amerikane nisën një sulm dhjetorin e kaluar kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Shteti Islamik mban forca të kufizuara në Somali, por veprimet e tij janë të zbehta në krahasim me Al-Shabaab, një fraksion që është zotuar për besnikëri ndaj Al-Kaedës. 

somalia

Sondazh

Poll