30 Mars 2025, 13:47
Nga r.ll
alda dhe xhovana nikolli
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka kryer kontrolle në dy banesat e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, paraditen e 28 marsit në Elbasan, ndërsa janë zbuluar detaje të reja nga aksioni i GJKKO. Urdhërat e kontrollit ishin lëshuar për shtëpinë e prindërve të tyre dhe banesën në qytetin e Elbasanit dhe gjithashtu është kërkuar dhe sekuestrim te celularëve. Kontrollet vijnë në kuadër të hetimeve të shpërthimit të një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli, dhe si pasojë humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person pa asnjë rekord penal.
Sipas gazetares Klodiana Lala, skuadra e posaçme operacionale nisi vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre. Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet "BMW" që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave. Burimet thanë se Xhovana dhe Alda Nikollit si dhe babait të tyre iu sekuestrua celulari. Më pas, ata u shoqëruan në banesat përkatëse ku edhe u ushtruan kontrollet. Të njëjtat burime konfirmuan se motrat Nikolli gjatë kontrollit hodhën akuza ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, duke e akuzuar si porositës të ngjarjes.
Ditën e djeshme, Xhovana Nikolli, në një reagim në rrjete sociale, shkruante se SPAK i ka sekuestruar familjes së saj sende private dhe ju është marrë telefoni prindërve të saj. Nikolli tha se është paraqitur çdo ditë në SPAK për tu marrë në pyetje ndërsa shton se mbi të është ushtruar presion psikologjik nga Prokuroria.
Vdekja e Enea Thomaraj
Disa muaj më parë në hyrjen e banesës së marrë me qira nga dy motrat, persona të paidentifikuar vendosën tritol. Si pasojë humbi jetën, Enea Thomaraj, 26 vjeç, fqinj i dy motrave Nikolli. Këto të fundit akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK. Asokohe pas ngjarjes, Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit, deklaroi në media se me Nuredin Dumanin kishte nisur një romancë në distancë disa kohë më parë. Nga ana tjetër, Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin alias Xhanej i cili u arrestua nga policia më shumë se një vit më parë, pasi dyshohej se ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.
xhovana nikolli alda nikolli spa nuredin dumani
Aktualitet
30 Mars 2025, 12:57
r.ll
foto nga falja e namazit
TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pasi mijëra besimtarë humbën faljen e namazit p&...
Aktualitet
30 Mars 2025, 12:37
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Kriminelët shqiptarë po përdorin TikTok për të reklamuar vende pune si tregtarë droge që m...
Aktualitet
30 Mars 2025, 12:02
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Ndërsa Evropa shqyrton dërgimin e trupave në Ukrainë, në lojë hyn edhe një front tjetë...
Aktualitet
30 Mars 2025, 11:56
r.ll
foto ilustruese
POGRADEC- Autori i plagosjes së 36-vjeçarin mbrëmjen e djeshme në dalje të Pogradecit, është arrestuar...
Aktualitet
30 Mars 2025, 11:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Mëngjesin e sotëm në sheshin "Skënderbej" në kryqytet besimtarët myslimanë kanë falur ...
Aktualitet
30 Mars 2025, 10:08
r.ll
Muhamed Bin Abdulkerim El-Is
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa...
Aktualitet
30 Mars 2025, 10:04
r.ll
pamje nga operacioni policor
TIRANË- Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim n...
Aktualitet
30 Mars 2025, 09:27
r.ll
foto nga kisha
TIRANË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi po mban liturgjinë...
Aktualitet
30 Mars 2025, 08:50
r.ll
pamje nga falja e namazit
TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madh&...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:45
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nga ora 02:00, e datës 30 mars, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para. Kjo bën që të humbasi...