Sport

FOTO/ Alyssa Lehmann, futbollistja super seksi, merr 185.000 euro në vit nga Juvja dhe 42.925 për çdo postim të saj në Instagram!…

Lojtarja zvicerane e Juventusit së fundmi ka pasur probleme me Instagramin, por njerëzit vazhdojnë ta mbështesin, pasi i ka kaluar 30 milionë ndjekësit në platformat e mediave sociale

29 Mars 2025, 15:17 Nga DOSJA

FOTO/ Alyssa Lehmann, futbollistja super seksi, merr 185.000 euro në vit

ITALI - Alyssa Lehmann është cilësuar nga shumë njerëz si “futbollistja më seksi në botë”. Ajo ka një prezencë shumë të fortë në rrjetet sociale dhe tashmë është bërë puna e saj e dytë, duke postuar çdo ditë foto nga jeta e saj brenda dhe jashtë futbollit, ndërsa përmes faqes së saj në Instagram reklamon veshje dhe produkte bukurie.
Lehman kohët e fundit arriti në 30 milionë ndjekës, kumulativisht nga të gjitha mediat e saj sociale. Ka 17 milionë në Instagram, 3.3 në Threads, 11.8 në Tik Tok, 515 mijë në Facebook, 195 mijë në X dhe 142 mijë në Snapchat. 

Zvicerania, disa muaj më parë, kishte ngritur publikisht çështjen e diferencës së madhe të pagave mes lojtarëve meshkuj dhe femra, duke iu referuar partnerit të saj Douglas Luiz. “Unë bëj të njëjtën punë si Douglas, luajmë në të njëjtin ekip, por marr 100 herë më pak para. Nuk është e drejtë. Është diçka që më prek mua, sepse jam femër...”, kishte argumentuar Alyssa. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AZR (@azrorganization)

Në të vërtetë, Alyssa fiton 185.000 euro në vit si lojtare e Juventusit, një shumë e vogël duke marrë parasysh numrin e ndeshjeve që luan. Është fakt se futbolli i femrave është inferior në të gjitha nivelet ndaj futbollit të meshkujve, prandaj Lehmann shprehu pakënaqësinë e saj. 

Sigurisht që zvicerania me prezencën e saj në rrjetet sociale fiton shumë më tepër se sa nga futbolli. Për një postim në Instagram, ajo paguhet 42.925 euro, ndaj ndoshta duhet të rimendojë se çfarë e konsideron punën e saj kryesore tani e tutje. 

Ajo sigurisht në një deklaratë ka thënë se është ekskluzivisht futbolliste. 

"Unë jam thjesht një futbolliste, por mendoj se kam marrë shumë famë që kur jam shfaqur në disa shfaqje televizive në Angli. Fillova të ndjek rrjetet sociale, sepse isha kurioze për trendet e kohës, por kurrë nuk kam investuar shumë kohë në to. Ndoshta, njerëzve u pëlqen ajo që ndaj, prandaj u bëra e njohur."

Së fundmi, sigurisht që Lehmann ka pasur probleme me rregullat e Instagramit, pasi ka postuar një foto që u cilësua e papërshtatshme nga platforma dhe kërcënohet me ndalim nga Instagrami.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)

FOTO/ Alyssa Lehmann, futbollistja super seksi, merr 185.000 euro në vit

FOTO/ Alyssa Lehmann, futbollistja super seksi, merr 185.000 euro në vit

FOTO/ Alyssa Lehmann, futbollistja super seksi, merr 185.000 euro në vit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll