Sport

Mbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli I dëmtuar, humbet edhe ndeshjen e Empolit me Comon

“Lojtari tashmë ka nisur procesin e rehabilitimit me stafin mjekësor italian”, shkruhet në njoftimin e klubit toskan

29 Mars 2025, 11:30 Nga DOSJA
Mbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli I dëmtuar, humbet edhe ndeshjen e

ITALi - Qendërmbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli, që luan për Empolin në Seria A, u grumbullua nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e marsit të Shqipërisë kundër Anglisë dhe Andorrës, por ai nuk luajti asnjë minutë për shkak të një shqetësimi muskulor.

Mbrojtësi është kthyer në Itali dhe ka kryer të tjera testime te skuadra e Empolit, që konfirmojnë dëmtimin e lojtarit, mungesa e të cilit ka krijuar një shqetësim te skuadra italiane që luan për mbijetesë.

“Klubi i futbollit Empoli njofton se testet e bëra te futbollisti Ardian Ismajli, pas shqetësimit muskulor të pësuar me Kombëtaren e tij, kanë evidentuar një dëmtim të shkallës së ulët të bicepsit femoris të kofshës së djathtë.

Lojtari tashmë ka nisur procesin e rehabilitimit me stafin mjekësor italian”, shkruhet në njoftimin e klubit toskan, që do të humbasë lojtarin shqiptar në kuadër të ndeshjeve të ardhshme të kampionatit. Empoli do të luajë sot në transfertë me Comon (15:00),

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll