Sport

Bayern Munich ka identifikuar ‘sozinë’ e Neuer: oferta gati për Verbruggen. Ja detajet…

Verbruggen, 21 vjeç, ka spikatur për paraqitjet e tij të nivelit të lartë në Premier League

29 Mars 2025, 13:55 Nga DOSJA
Bayern Munich ka identifikuar ‘sozinë’ e Neuer: oferta gati

GJERMANI - Bayern Munich është në kërkim të një portieri të ri për të ardhmen dhe ka vënë syrin te Bart Verbruggen. Sipas Telegraph, klubi bavarez është gati të paraqesë një ofertë prej 60 milionë eurosh për talentin holandez që luan me Brighton.

Verbruggen, 21 vjeç, ka spikatur për paraqitjet e tij të nivelit të lartë në Premier League dhe ka konfirmuar vlerën e tij në nivel ndërkombëtar, duke shkëlqyer në ndeshjen kundër Spanjës në çerekfinale të Nations League.

Bayerni e sheh portierin holandez si kandidatin ideal për të marrë trashëgiminë e Manuel Neuer, i cili pas vitesh si protagonist mund të kalojë stafetën.

Mbetet për t'u parë se cili do të jetë pozicioni i Brightonit, pasi ka investuar 20 milionë euro te portieri i lindur në verën e vitit 2023 dhe nuk ka gjasa ta lërë të shkojë pa bërë rezistencë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll