Sport

Erling Haaland përfundon në polici, akuzohet nga maskota e Manchester Cityt

“Shefi i sigurimit qeshi me mua dhe më tha se të paktën mund të mburrem që Haaland më goditi”, ka thënë ajo.

29 Mars 2025, 11:00 Nga DOSJA

Erling Haaland përfundon në polici, akuzohet nga maskota e Manchester

ANGLI - Manchester City nuk po shkon mirë këtë sezon dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, golashënuesi më i mirë i skuadrës, Erling Haaland mund të shkojë në polici për të raportuar për incidentin me maskotën e klubit.

Përkatësisht, një grua, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ka punuar si maskotë për ‘Qytetarët’ dhe e ka denoncuar sulmuesin norvegjez, duke pretenduar se ka pësuar tronditje për shkak të lojtarit. Sipas dëshmisë së saj, Haaland me shaka e goditi në kokë maskotën e Cityt disa herë para ndeshjes me Southampton në tetor.

Gruaja ka dhënë një intervistë për tabloidin britanik The Sun dhe pretendon se nuk ka marrë një zgjatje të kontratës së saj të përkohshme, sepse e ka raportuar yllin norvegjez.

“Po qaja dhe isha vërtet e tronditur. Më vonë kuptova se ai erdhi tek unë nga pas dhe më goditi në kokë dhe më pas u mbështet në kokën time. Shefi i sigurimit qeshi me mua dhe më tha se të paktën mund të mburrem që Haaland më goditi”, ka thënë ajo.

Erling Haaland përfundon në polici, akuzohet nga maskota e Manchester

Përgjegjësit e atij sektori i ofruan asaj që me raportimin para ndeshjes të shkonte në shtëpi dhe të mos punonte në ndeshje, por ajo nuk pranoi. Maskota që punonte si alien Moonbeam shkoi në spital, pasi u godit nga Haaland

Ajo thotë se më pas ka pasur të vjella dhe ka ndier dhimbje në qafë dhe kokë, e po ashtu thotë se të nesërmen e ka vizituar mjekun e klubit dhe e kanë këshilluar të shkojë në spital.

City që atëherë ka nisur një hetim, ka shqyrtuar pamjet dhe ka shkruar në raport se Haaland kishte prekur butësisht kokën e maskotës, si një përshëndetje dhe se asnjë nga këto nuk mund të kishte shkaktuar lëndimet që ajo pretendonte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll