Sport

Leo Messi, i pranishëm në gjysmëfinalen Djokovic-Dimitrov në Miami Open...

Messi, i njohur për dashurinë e tij për sportet përtej futbollit, dukej se gëzonte mundësinë për të parë nga afër dy tenistët teksa ata luftonin për një vend në finalen e Miami Open.

29 Mars 2025, 14:07 Nga DOSJA
Leo Messi, i pranishëm në gjysmëfinalen Djokovic-Dimitrov në

SHBA - Lionel Messi ishte në Miami Open, duke tërhequr vëmendjen e shikuesve teksa ndoqi ndeshjen gjysmëfinale të turneut mes Novak Djokovic dhe Grigor Dimitrov.

Superylli argjentinas i Inter Miami ishte në tribunat e stadiumit Hard Rock, duke i dhënë një shkëlqim shtesë një ndeshjeje tashmë emocionuese.

Messi, i njohur për dashurinë e tij për sportet përtej futbollit, dukej se gëzonte mundësinë për të parë nga afër dy tenistët teksa ata luftonin për një vend në finalen e Miami Open.

Lionel Messi e ka kapërcyer dëmtimin e tij dhe do të jetë i disponueshëm për Inter Miami për ndeshjen e së shtunës (29/3) në shtëpi kundër liderëve të ligës Philadelphia Union, siç konfirmohet nga trajneri i skuadrës, Javier Macerano.

Edhe pse nuk dihet ende nëse kapiteni argjentinas do të startojë apo sa minuta do të luajë, Mazzerano është shprehur optimist: “Leo është mirë dhe nëse nuk ndodh diçka e papritur, ai do të jetë në listën e ndeshjes”.

Superylli 37-vjeçar, i cili pas pak muajsh do të festojë ditëlindjen e tij të 38-të, rikthehet pas një mungese për shkak të një problemi muskulor në këmbë, që e mbajti jashtë fushës për tre ndeshje radhazi.

Messi u lëndua gjatë fitores së Inter Miamit ndaj Atlanta Unitedit, pasi kishte luajtur më parë në të gjitha miqësoret parasezonale të skuadrës dhe tre ndeshjet e para të sezonit të rregullt.

Ai u kthye në aksion në ndeshjen e dytë të Kupës së Kampionëve Concacaf kundër Cavaliers SC dhe luajti 90 minuta kundër Atlantës përpara se lëndimi ta detyronte të largohej.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll