29 Mars 2025, 12:42
Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli gjatë prezantimit të programit edhe për projektin për ndërtimin e portit të ri të Durrësit. Ai tha se gara ndërkombëtare për protin tregtar është hapur dhe së shpejti do të fillojë puna. Rama tha se Porti i ri nuk do të jetë vetëm port tregtar, por do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, porti i NATO-s. Gjthashtu ai tha se shpreson që më 8 maj do të bëjnë edhe fluturimin e pagëzimit të pistës së aeroportit të Vlorës.
“Këneta thotë që ne kemi bërë krimin e madh të ndërhyrjes dhe të heqjes së portit më të vjetër në botë nga qendra e qytetit. Vetëm një mendje komplet e mbyllur, për të mos thënë e trashë, një mëndje që jeton në një qytetërim tjetër dhe ashtu jeton, mund të thotë që një port tregtar duhet të rrijë mes qytetit. Nëse ka mundësi që ai të spostohet nga mesi i qytetit dhe porti i Durrësit, që ishte në mes të qytetit do duhej spostuar dhe sikur aty të mos bëjë asgjë, thjesht do duhej marrë, ngritur peshë dhe çuar jashtë qytetit sepse ishte një qendër kanceroze, përveçse një pseudo-portë pa asnjë kusht për t’u bërë një portë për Shqipërinë 2030.
Porti i ri, gara ndërkombëtare është hapur, së shpejti do të fillojë nga puna, financimi është i qeverisë shqiptare, do të trefishojë kapacitetet ekzistuese, potencialin e Portit të vjetër, por mbi të gjitha do të jetë zemra e një sistemi të ri tregtie, duke krijuar mundësinë e hapjes së dy Porteve të Thata në Prishtinë dhe në Shkup, dhe duke e bërë Shqipërinë një pikë referimi në Mesdhe. Nga ana tjetër, Porti i ri nuk do të jetë vetëm port tregtar, por do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, porti i NATO-s. Jemi shumë afër finalizimit të mbështetjes financiare nga NATO-ja. Pra, me portin ushtarak, Shqipëria rrit në mënyrë eksponenciale sigurinë e vet, duke pasur NATO-n këtu...
Në 8 maj, shpresojmë do të bëjmë edhe fluturimin e pagëzimit të pistës së aeroportit të Vlorës, ku terminali do të kërkojë edhe ca kohë për shkak të vonesave me furnizimet materiale", tha Rama.
edi rama
Politike
29 Mars 2025, 12:34
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin "Shqipëria 2030" për zgjedhjet e 11 majit. Rama premtoi dixhitalizim e plot&e...
Politike
29 Mars 2025, 12:12
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar këtë të shtunë programin elektoral të PS-së. Kreu i qeverisë...
Politike
29 Mars 2025, 12:07
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Rama premtoi n...
Politike
29 Mars 2025, 12:02
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit ‘Shqipëria 2030’ n&e...
Politike
29 Mars 2025, 11:53
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kreyeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në shpalosjen e programit të PS për zgjedhjet parlament...
Politike
29 Mars 2025, 11:38
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë prezatimit të programit elektoral të PS-së se në mandatin e kat&eum...
Politike
29 Mars 2025, 11:28
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se nëse futemi në BE marrim mbi një miliardë euro çdo vit. Rama tha se ...
Politike
29 Mars 2025, 11:20
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit “Shqipëria 2030” ditën e sotme ka premtuar se p...
Politike
29 Mars 2025, 11:18
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare m...
Politike
29 Mars 2025, 11:09
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me komentet për drejtësinë duke sulmuar sërish opozitën. Ai përsër...