Politike

Furnizimi me ujë në vend/ Rama: 90% i perimetrit të republikës do të ketë ujë 24 orë! Faktet mbulohen nga llumi i kënetës!

Rama tha se kur PS ka marrë mandatin vetëm 4 zona urbane furnizoheshin me ujë në 24 orë, ndërsa sot sipas tij janë 48 zona urbane që kanë ujë rregullisht. 

29 Mars 2025, 12:12 Nga B.Z
Furnizimi me ujë në vend/ Rama: 90% i perimetrit të
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar këtë të shtunë programin elektoral të PS-së. Kreu i qeverisë u ndal edhe te furnizimi me ujë në vend teksa u shpreh se sot rreth 90% e territorit shqiptar furnizohet me ujë dhe sipas tij këto janë fakte që mbulohen çdo ditë nga opozita. 

Rama tha se kur PS ka marrë mandatin vetëm 4 zona urbane furnizoheshin me ujë në 24 orë, ndërsa sot sipas tij janë 48 zona urbane që kanë ujë rregullisht. 

Rama: Vijmë te uji. Se këtu kemi për të treguar faktet që nuk dalin në televizor, dhe mbulohen çdo ditë nga llumi i kënetës. Kur ne morëm detyrën furnizimi me ujë në 24 orë ishte në vetëm 4 zona urbane. Tani jani 48 zona urbane që furnizohen me ujë rregullisht. Deri në fund të mandatit të katër kemi këtë situatë për të adresuar. 90% i perimetrit të republikës në 24 orë dhe ai 10% janë ato pikat e vogla nëpër male. Zhvillimi i qyteteve shumë i rëndësishëm për komunikimin me qytetarët në çdo qark. 

edi rama

Sondazh

Poll