Politike

Projektet infrastrukturore/ Rama: Brenda mandatit të katërt 700 km të reja rrugë

Sipas tij qeveria e mëparshme nuk pati përfunduar as rrugët e nisura duke i lënë si kantiere.

29 Mars 2025, 12:07 Nga M.B
Projektet infrastrukturore/ Rama: Brenda mandatit të katërt 700 km
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Rama premtoi ndërtimin e 700 km të reja rrugë brenda mandatit të katërt. Ai tha se kanë  kemi vazhduar të punojnë me rrugët e mbetura rrugëve. Sipas tij qeveria e mëparshme nuk pati përfunduar as rrugët e nisura duke i lënë si kantiere.

"Flasin e flasin këneta dhe të gjitha moçalishtet e vogla, 1909 lloje analizash laboratorike të akredituara nga BE, gjatë mandatit të katërt do e çojmë në 500 milionë euro investimin në bujqësi dhe 1 mld euro eksporte. Kur ta zhveshim bufin me të gjitha puplat e zogjve të kënetës, bëmë 935 km rrugë kombëtare, kemi vazhduar të punojmë me rrugët e mbetura rrugëve, këneta dhe bufi me daulle ka hapur shumë kantierë për të fituar vota me ato 10 mijë km fantazmë, një të vetme jo që nuk e kanë përfunduar por as s’e kanë financuar, e kanë hapur me 5 lekë një rrugë që bën 1 lek dhe na lanë një gropë e madhe", tha Rama.

Projektet infrastrukturore/ Rama: Brenda mandatit të katërt 700 km

edi rama

Sondazh

Poll