Politike

"Synojmë 500 milionë euro investime në bujqësi"/ Rama: ‘Paketa e Maleve’, 500 sipërmarrësit e parë zero taksë e TVSH

Ndër të tjera Rama theksoi se janë 1000 projekte që do realizohen gjatë mandatit të katërt.

29 Mars 2025, 12:02 Nga E. D
"Synojmë 500 milionë euro investime në bujqësi"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë  fjalës së tij në prezantimin e programit ‘Shqipëria 2030’ në garën elektorale për mandatin e katërt u bëri sërish thirrje shqiptarëve për të investuar në tokën e të parëve të tyre. Rama theksoi se në mandatin e katërt do e cojnë në 500 milionë euro vlerën në investime dhe synojnë 1 miliardë euro eksporte. Ndër të tjera Rama theksoi se janë 1000 projekte që do realizohen gjatë mandatit të katërt.

“Në bujqësi janë bërë 1000 projekte, ku spikasin 400 pika të reja grumbullimi dhe 120 agroturizma të mbështetur nga ne. Janë 1000 projekte që do realizohen gjatë mandatit të katërt. Toka kur morëm detyrën, sipërfaqja e saja të ujitshmes ishte dy herë më e vogël.

Janë 300 mijë hektarë tokë që punohen. 300 mijë hektarë sot ujiten, por mbeten edhye 60 mijë të tjerë për të përmbyllur të gjithë porjketin e ujitjes. Serat në vitin 2024, sipërfaqja e saj kaloi 2 mijë hektarë, krahasimisht 3 fish më shumë kur morëm detyrën. Eksportet u katërfishuan dhe deficit tregtar ishte 1 me 9, pra 1 eksport dhe 9 import.

Sot jemi 1 me 3. Siguria ushqimore, kur morëm detyrën kryheshin vetëm 6 analiza të produkteve bujqësore, sot kryhen 1909 analiza të akredituara nga BE. Në mandatin e katërt do e cojmë në 500 milionë vlerën në investime dhe synojmë 1 miliardë euro eksporte. Nuk duam ta përdorim madje mund të na i quajnë krim elektoral se kemi bërë një ligj, kur të hapim thirrjen 500 sipërmarrësit e parë do përfitojnë nga paketa e maleve me 0 taksë, 0 TVSH për paketën e maleve për 10 vjet," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll