Aktualitet

Rrjedhja e bombolës së gazit shkakton zjarr në një banesë në Berat, shkrumbohet dhoma e gatimit

Bëhet me dije se kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët. Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje dhe në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve. 

28 Mars 2025, 16:18 Nga E. D
Rrjedhja e bombolës së gazit shkakton zjarr në një
foto ilustruese

BERAT- Një banesë në lagjen “Qoshkë” në fshatin Lapardha në Berat mësohet se është përfshirë nga flakët mbasditen e sotme. Bëhet me dije se kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët. 

Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje dhe në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur izolimin e flakëve. Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht dhoma e gatimit të banesës së shtetasit Kadri Mançe.

Situata u vu shpjet nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt dhomave të tjera të banesës. Shkak dyshohet të jetë bërë rrjedhja e bombolës së gazit.

berta

Sondazh

Poll