Aktualitet

Lotët e banorëve të Velipojës në protestën para SPAK: Ik mor babë nga Shqipëria se të morën tokën

28 Mars 2025, 13:28 Nga DOSJA

Lotët e banorëve të Velipojës në protestën para

TIRANË- Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës e kanë zhvendosur protestën e tyre para SPAK, ku kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz në tokat e tyre. Banorët kanë protestuar në fshatin Rrjoll, por sot janë zhvendosur para SPAK, aty ku kanë dorëzuar edhe një kallëzim kundër biznesmenit, të cilin e akuzojnë se po u grabit pronat. Një prej protestuesve mes lotësh tha se nuk ka më turp sot t’i thotë djalit të largohet nga Shqipëria se të morën tokën.

“Nuk ka më turp se me i thënë djalit, ik mor babë prej Shqipërie. Ik se të morën tokën. Unë do vdes aty, ju betohem. Me i thënë djalit që kam 23 vjeç, është krim. Na kanë stresuar, kemi 3 ditë që flemë nëpër ferra. Nuk kemi lidhje me politikën, kemi hallin e pronës dhe fëmijëve tonë. Duhet me i thënë djalit, ik mor babë se të vranë“, tha banori mes lotësh.

Sondazh

Poll