Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Kamëz, një person plagoset në këmbë, autori në kërkim

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin dhe kapjen e autorit.

28 Mars 2025, 14:16 Nga r.ll
Të shtënat me armë zjarri në Kamëz, një person
foto ilustruese

KAMËZ- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak çastesh në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat kanë ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Bëhet me dije se një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

te shtena ne kamez plagosje ne kamez

Sondazh

Poll