Aktualitet

Nesër Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton besimtarët për të marrë pjesë

Me anë të një postimi në “Facebook”, bëhet me dije se ceremonia do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 11:00 në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", në Tiranë.

28 Mars 2025, 15:59 Nga M.B
Nesër Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan, Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Kryepeshkopi Joan

TIRANA- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka ftuar të gjithë besimtarët të marrin pjesë në Ceremoninë e Fronësimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joanit. Me anë të një postimi në “Facebook”, bëhet me dije se ceremonia do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 11:00 në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", në Tiranë.

Gjithashtu Kisha Orthodhokse njofton se të dielën do të zhvillohet Liturgjia e parë Kryepriftërore e Kryepiskopit Joan, me pjesëmarrjen e gjithë Sinodit të Shenjtë.

Postimi: 

FRONËZIMI I KRYEPISKOPIT TË TIRANËS, DURRËSIT DHE GJITHË SHQIPËRISË, + JOANIT
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton të gjithë të marrin pjesë:

• të shtunën, më 29 mars 2025, ora 11:00 - në Ceremoninë e Fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, +Joanit.
• të dielën, më 30 mars 2025 - në Liturgjinë e parë të Kryepiskopit Joan, me pjesëmarrjen e Sinodit tonë të Shenjtë dhe shumë delegacioneve nga Kishat e tjera Orthodhokse.
Shërbesat do të zhvillohen në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", Tiranë.

kisha orthodhokse autoqefale e shqipërisë

Sondazh

Poll