Aktualitet

Pas denoncimit në media, AKU pranon skandalin: Rastin e referuam në Prokurori. Mishin e importuar e bllokuam

Në kuadër të masave të marra, AKU ka koordinuar veprimet me strukturat përgjegjëse për gjurmimin dhe bllokimin e produktit të infektuar, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës për importin.

28 Mars 2025, 12:37 Nga E. D
Pas denoncimit në media, AKU pranon skandalin: Rastin e referuam në
foto ilustruese

TIRANË- Pas denoncimit në Media, AKU ka bllokuar mishin e importuar nga Brazili me salmonelë. Pas analizimit të mostër produkti pule (fileto e ngrirë) të importuar nga Brazili, që rezultoi pozitiv për praninë e bakterit Salmonella Typhimurium, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ndërhyrë menjëherë. 

Në kuadër të masave të marra, AKU ka koordinuar veprimet me strukturat përgjegjëse për gjurmimin dhe bllokimin e produktit të infektuar, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës për importin. Njëkohësisht, është inspektuar subjekti importues për të siguruar ndjekjen e gjurmueshmërisë dhe për të verifikuar informacionin e dhënë.

Njoftimi i AKU:

Referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron publikun se situata është në ndjekje të vazhdueshme dhe se çdo veprim është ndërmarrë në funksion të transparencës, sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

aku

Sondazh

Poll