Sport

Fitorja 3-0 e Barçës ndaj Osasunës në dyshim… Por gjithçka rezultoi alarm fals!

Fitorja e djeshme e Barcelonës ndaj Osasunës është vënë në pikëpyetje orët e fundit. Kjo për shkak të aktivizimin të Iñigo Martínez…

28 Mars 2025, 15:39 Nga DOSJA
Fitorja 3-0 e Barçës ndaj Osasunës në dyshim… Por

SPANJE - Polemikat u shtuan brenda natës, pas fitores 3-0 të Barçës ndaj Osasunës.

Sipas mediave spanjole, Barça rrezikoi një sanksion pas ndeshjes ndaj Osasunas, që po studionte një apel për aktivizimin e paligjshëm të Iñigo Martínez, i dëmtuar, i cili ka luajtur para një afati pesë-ditor të FIFA-s.

Megjithatë, shtypi spanjol tashmë po i qetëson gjërat dhe anulimi i rezultatit të ndeshjes duket një skenar i pamundur.

Siç shpjegojnë Marca dhe Mundo Deportivo, argumenti për praninë e mundshme të paautorizuar të Martinezit bazohet në një rregull të FIFA-s, që ndalon lojtarët e deklaruar të dëmtuar me kombëtaren e tyre të luajnë për klubin brenda pesë ditëve në vijim. Megjithatë, disa elementë tregojnë se kjo sfidë ka pak shanse për sukses.

Martinez u lirua mjaft herët…

Së pari, Federata Spanjole e Futbollit (RFEF) e liroi shprehimisht Iñigo Martínez nga angazhimi i tij ndërkombëtar.

Më 17 mars, RFEF e zyrtarizoi tërheqjen e tij, bazuar në një raport mjekësor nga Barça që vërtetonte parameniscitin e brendshëm në gjurin e tij të djathtë.

Ky dokument, i firmosur nga doktor Pruna, iu dërgua mjekëve të Federatës dhe u vërtetua nga trajneri Luis de la Fuente, i cili njohu legjitimitetin e diagnozës.

Më pas, duket se RFEF nuk ka kërkuar kurrë zbatimin e rreptë të rregullit pesëditor, i cili është një kriter përcaktues.

Rregulloret e parashikojnë këtë ndalim vetëm në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet Federatës dhe klubit në fjalë, gjë që nuk është rasti këtu. Miguel Galán, president i CENAFE, konfirmoi gjithashtu se situata e Iñigo Martínez nuk përbën shkelje të rregullit, pasi lirimi i lojtarit vërtet u konfirmua nga RFEF.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll