Sport

Liverpooli nxiton papritur për rinovimin e kontratës me Salah: oferta më e lartë!

Një element kyç në këtë rinovim të mundshëm është largimi i menjëhershëm i Trent Alexander-Arnold

28 Mars 2025, 13:20 Nga DOSJA
Liverpooli nxiton papritur për rinovimin e kontratës me Salah: oferta

ANGLI - Tifozët e Liverpoolit mund të jenë të qetë: Mohamed Salah është më afër se sa duket për të vazhduar kontratën e tij me drejtuesit aktualë të Premier League.

Sipas informacioneve të raportuara nga Daily Mail, një nga tabloidet kryesore angleze, negociatat mes agjentit të tij Rami Abbas dhe drejtuesve të Reds kanë bërë përparim të dukshëm në lidhje me hartimin e rinovimit, që do ta pengonte lojtarin egjiptian të largohej nga klubi si transferim i lirë.

Pika e kthesës…
Pas dyshimeve të gjata për të ardhmen e tij, Salah thuhet se ka marrë një ofertë më bindëse se çdo e mëparshme, e cila mund ta bindë atë të qëndrojë përtej skadimit të kontratës së tij aktuale, e cila përfundon më 30 qershor. “Negociatat janë shumë më të avancuara këtë herë dhe oferta e paraqitur është më e lartë se çdo ofertë që i është bërë lojtarit më parë”, raportojnë mediat britanike.

Ajo që ndihmoi…
Një element kyç në këtë rinovim të mundshëm është largimi i menjëhershëm i Trent Alexander-Arnold, i cili do të lehtësonte faturën e pagave dhe do t'i lejonte Liverpoolit të plotësonte kërkesat për paga të Salah (ai aktualisht fiton 1.88 milionë euro bruto në muaj). Prej disa javësh, mbrojtësi i djathtë, produkt i Akademisë së Kuqe, po afrohet ndjeshëm me Real Madridin dhe duket se është vetëm çështje kohe që të bëjë valixhet dhe të largohet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll