Sport

Neuer, dëmtimi më i rëndë sa pritej. Bayern kërcënon me padi Kanadanë për Davies!

Ndërkohë, nga Gjermania, shqetësime të reja për dëmtimin e Neuerit, që mund të jetë më i rëndë se sa pritej: a do ta humbasë ndeshjen e Interit?

28 Mars 2025, 13:00 Nga DOSJA
Neuer, dëmtimi më i rëndë sa pritej. Bayern

GJERMANI - Bayern Munich, kundërshtari i radhës i Interit në çerekfinalet e Champions League, po lufton me dëmtimin e dyfishtë të Manuel Neuer dhe Alphonso Davies (pa llogaritur humbjen e Upamecano).

Sa i përket portierit gjerman, ekziston një rrezik konkret që ai të humbasë të paktën ndeshjen e parë të planifikuar në Mynih më 8 prill për shkak të problemit të pulpës, që pësoi në fillim të marsit kundër Bayer Leverkusen.

Sipas Bild, 39-vjeçari pati një rikthim gjatë një seance rehabilitimi me një çarje të re, të vogël në të njëjtin vend me problemin e parë. Nëse tashmë ishte e qartë se ai do të humbiste ndeshjet kundër St. Pauli (29 mars) dhe Augsburg (4 prill), tani ekziston rreziku konkret që ai të humbasë edhe ndeshjen ndaj zikaltërve. Vetëm një “mrekulli”, shpjegon gazeta gjermane, mund t’i ndryshojë gjërat.

Duke u rikthyer te Davies, klubi bavarez po shqyrton veprimet ligjore kundër Kanadasë: "Ne po i kërkojmë ekipit kombëtar kanadez sqarime për faktin se si ka mundësi që një lojtar me një dëmtim në gju u fut në një fluturim ndërkontinental dymbëdhjetë orësh, pa një vlerësim të plotë mjekësor.

Për mendimin tonë, kjo është neglizhencë mjekësore është e pakuptueshme për ne. Ai nuk duhet të fajësohet: ai është kapiteni dhe ai mori përgjegjësinë për të luajtur, por nuk është e qartë pse Kanadaja, tashmë e kualifikuar për Kupën e Botës 2026 si vendi pritës, mori rrezikun me një lojtar kyç si ai”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll