Sport

KE vendos thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së…

Një nga pikat kryesore në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv ishte miratimi i datës së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së, që u vendos të thirret më 25 qershor.

28 Mars 2025, 15:02 Nga DOSJA
KE vendos thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme

TIRANE - Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi sot mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit” për të shqyrtuar disa çështjesh të rëndësishme infrastrukturore dhe administrative.

Një nga pikat kryesore ishte miratimi i datës së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së, që u vendos të thirret më datën 25 qershor.

Gjithashtu, u miratua alokimi i fondeve UEFA Hattrick VI dhe FIFA Forward 3.0 për sezonin 2024-2028 edhe rregullorja e infrastrukturës së klubeve.

Komitetit Ekzekutiv diskutoi edhe për disa çështje që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturë si edhe çështje organizative të EURO U-17.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe projekti i kampionatit të shkollave të mesme “Replay Cup/Sponsor ELKA S.A”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll