Sport

Redknapp për Tuchel: "Një spiun gjerman... E dërguar këtu për të na shkatërruar"

Tuchel është trajneri i tretë i huaj i Anglisë, pas suedezit Sven-Goran Eriksson dhe italianit Fabio Capello, i cili u ndesh me dyshime gjatë prezantimit të tij, por kritikave iu përgjigj me ironi: “Më falni, kam pasaportë gjermane”.

28 Mars 2025, 13:08 Nga DOSJA

Redknapp për Tuchel: "Një spiun gjerman... E dërguar

ANGLI – Ish-trajneri i Anglisë, Harry Redknapp, nuk ndalet! Thomas Tuchel mori detyrën e trajnerit të Anglisë në janar dhe ka gjetur vetëm fitore në paraqitjet e tij të para si trajner i ‘Tre Luanëve’ në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, kundër Shqipërisë dhe Letonisë.

Megjithatë, ish-trajneri i Tottenhamit dhe West Hamit, i ndalur në një event në Londër para atyre ndeshjeve, shprehu një mendim që ndryshonte nga pritshmëritë.

"Unë do të jem i sinqertë me ju, mendoj se ai është një spiun gjerman. Po ju them,"- dëgjohet duke thënë Redknapp në një video të siguruar nga The Guardian.

"Seriozisht, ai u dërgua këtu për të na shkatërruar (ai ngriti zërin) Kjo është ajo. Unë ju them, është si Lord Haw-Haw (William Joyce) gjatë luftës: "Ne kemi kapur ushtarët tuaj më të mirë dhe gjëra të tilla."

Për ata që nuk e dinë, William Joyce transmetoi propagandë naziste në MB gjatë Luftës së Dytë Botërore. Redknapp imagjinoi gjithashtu një udhëzim që i ishte dhënë Tuchel: "shkoni atje dhe prishni ekipin".

Tuchel është trajneri i tretë i huaj i Anglisë, pas suedezit Sven-Goran Eriksson dhe italianit Fabio Capello, i cili u ndesh me dyshime gjatë prezantimit të tij, por kritikave iu përgjigj me ironi: “Më falni, kam pasaportë gjermane”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll